29 Nëntori në Vlorë, homazhe në Varrezat e Dëshmorëve, familjarët e të rënëve kërkojnë më shumë vlerësim

Nga Edi Ruçi
29 Nëntor 2026, 09:44 | Aktualitet

29 Nëntori në Vlorë, homazhe në Varrezat e

Në Vlorë, mëngjesin e kësaj dite feste, përkujtohet 29 Nëntori, 82-vjetori i Çlirimit të vendit.

Në Varrezat e Dëshmorëve, familjarë të të rënëve për liri, intelektualë të Vlorës, veteranë, përfaqësues të shoqërisë civile, si dhe përfaqësues të pushtetit lokal, janë mbledhur për të nderuar dhe përkujtuar dëshmorët e kombit.

Pikërisht në këtë vend do të zhvillohet edhe ceremonia zyrtare në nderim të atyre që dhanë jetën për lirinë e vendit.

Në fjalët e tyre, familjarët e dëshmorëve të atdheut dhe veteranët e Luftës Nacionalçlirimtare urojnë 29 Nëntorin, teksa vlerësojnë kontributin e dëshmorëve për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

Për ta, dëshmorët duhet të nderohen çdo ditë dhe jo vetëm në një ditë të vitit. Ata shprehen se vëmendja dhe kujdesi ndaj familjeve të dëshmorëve të atdheut nuk është ende në nivelet e duhura.

Familjarët e dëshmorëve dhe veteranët e Luftës Nacionalçlirimtare vlerësojnë rikonstruksionin e Varrezave të Dëshmorëve, por theksojnë se mbetet ende shumë punë për të bërë. Sipas tyre, ata që sollën lirinë e vendit meritojnë shumë më tepër vlerësim dhe mirënjohje.

29 Nëntori në Vlorë, homazhe në Varrezat e (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos