
Forcat ukrainase kanë goditur një kompleks që i përket njësisë elitare të dronëve Rubikon të Rusisë në Berdyansk, në rajonin e pushtuar të Zaporizhias. Dhjetëra persona raportohet se janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur, raportojnë mediat ukraianse duke cituar burime të inteligjencës së Kievit.
Një bazë trajnimi pilotësh, objekte stafi dhe depo dronësh, si dhe një qendër komande, u shkatërruan në bastisje. Ofensiva e Kievit goditi gjithashtu një stacion pompimi nafte 1,300 kilometra nga fronti, ndërsa autoritetet pro-ruse raportojnë vdekjen e katër civilëve në një pallat apartamentesh të goditur nga sulmi ukrainas në Donetsk.
Katër civilë, anëtarë të së njëjtës familje, u vranë në një sulm me dron që goditi një ndërtesë apartamentesh që i atribuohet forcave ukrainase në Makiyivka, një qytet i pushtuar nga Rusia në Donetsk, sipas autoriteteve pro-Moskës në zonë. Në një deklaratë, të cituar nga TASS, të njëjtat autoritete shtuan se, përveç këtyre katër vdekjeve, përfshirë një 17-vjeçar dhe një 23-vjeçar, pesë të tjerë u plagosën në sulmet me dron në Donetsk.
Një grua u vra dhe dy të tjerë u plagosën në një sulm ajror rus në Zaporizhia , raportoi RBC-Ukrainë. Bombardimet kishin në shënjestër dhe dëmtuan ndërtesa banimi. Midis të plagosurve ishte një vajzë 14-vjeçare e cila u nxor nga rrënojat.
Në një dekret presidencial në të cilin "duke marrë në konsideratë një numër çështjesh që lidhen me situatën në lidhje me mbrojtjen e infrastrukturës kritike", Volodymyr Zelensky urdhëroi "të merren masa urgjente për të parandaluar median të shpërndajë informacion mbi pasojat e shkatërrimit dhe afatin kohor për restaurimin e infrastrukturës kritike". (A2 Televizion)