“Të gjehet fajtori”, Faruk Sejdini analizon krizën e Dinamos

Nga Dea Kozma
29 Nëntor 2026, 09:37 | Futboll

Nga një skuadër që synonte të ishte protagoniste në garën për titull, në një ekip që po kërkon me vështirësi rrugën drejt fitores.

Dinamo po kalon një moment të vështirë, ndërsa rezultatet negative kanë rikthyer pikëpyetjet mbi skuadrën e Ilir Dajës.  Në një intervistë për A2 CNN, legjenda Faruk Sejdini analizon situatën e bluve ndërsa tregon ku është ngërçi kryesor i skuadrës.

Sipas tij, trajneri mban peshën më të madhe të përgjegjësisë

Megjithatë, Sejdini nuk e sheh largimin e Ilir Dajës si një zgjidhje për momentin. Përkundrazi, ai thekson se një ndryshim i tillë do t'i vështirësonte edhe më shumë gjërat për Dinamon.

Dinamo ka nevojë të reagojë, të gjejë sërish identitetin në fushë dhe të rikthejë rezultatet pozitive. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos