Dëbora zbardh juglindjen, temperaturat në Dardhë pritet të zbresin deri në -12 gradë Celsius

Nga Artin Halili
29 Nëntor 2026, 09:34 | Aktualitet

Dëbora zbardh juglindjen, temperaturat në Dardhë pritet të

Reshjet e dëborës janë rikthyer këtë të diel në zonat malore të juglindjes së vendit, duke zbardhur disa prej fshatrave turistikë të qarkut të Korçës.

Në lartësitë mbi 1 mijë metra, trashësia e dëborës ka arritur në 10 centimetra, ndërsa reshjet janë shoqëruar me një ulje të ndjeshme të temperaturave. Në fshatin turistik të Dardhës, temperaturat minimale pritet të zbresin deri në -12 gradë Celsius.

Përveç Dardhës, reshje dëbore janë regjistruar edhe në Voskopojë, Vithkuq dhe Shtyllë të Korçës, në Qafë Thanë dhe zonën e Mokrës në Pogradec, si dhe në zonat malore të Kolonjës.

Deri më tani nuk raportohen probleme serioze me furnizimin me energji elektrike. Megjithatë, në disa prej fshatrave të thella malore janë regjistruar ndërprerje të herëpashershme për shkak të amortizimit të rrjetit elektrik.

Të gjitha akset rrugore janë të hapura dhe qarkullimi i automjeteve vijon normalisht, përfshirë edhe rrugët që të çojnë drejt fshatrave turistikë.

Policia Rrugore u ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të përdorin goma dimërore gjatë udhëtimeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos