Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari

Nga A2 CNN
16 Korrik 2026, 18:43 | Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Librazhd, humb jetën

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin Elbasan–Librazhd, në fshatin Mengël, ku një 19-vjeçar ka humbur jetën.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti që drejtohej nga shtetasi K. B., 19 vjeç, ka dalë nga rruga, duke shkaktuar pasoja fatale për drejtuesin e mjetit, shkruan A2CNN. 

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos