Gjykata Administrative kthen në detyrë dekanen e pezulluar të Fakultetit të Drejtësisë

Nga Armand Bajrami
16 Korrik 2026, 15:04 | Kronikë

Gjykata Administrative kthen në detyrë dekanen e pezulluar të

Gjykata Administrative e Tiranës vendosi të kthejë në detyrë dekanen e pezulluar të Fakultetit të Drejtësisë, Dorina Hoxha.

Administrativja pranoi ankimin e bërë nga Hoxha, duke shfuqizuar vendimin e firmosur nga rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, shkruan A2.

Gjykata urdhëroi kthimin në detyrë të dekanes dhe deklaroi se ky vendim hyn në fuqi menjëherë. Kjo do të thotë që dekania duhet të kthehet në detyrë që ditën sotme, edhe nëse pala humbëse kundërshton vendimin në Apel.

Dorina Hoxha u pezullua nga detyra më 20 maj pasi shprehu interesin për  të kandiduar për në Këshillin e Lartë Gjyqësor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos