Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, Dritan Rexhepi nuk pranon të dëshmojë në gjyqin ndaj Altin Hajrit

Nga A2 CNN
18 Prill 2025, 13:00 | Kronikë

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, Dritan Rexhepi nuk pranon të

Dritan Rexhepi, shfrytëzoi të drejtën e tij për të mos dëshmuar në procesin ndaj Altin Hajrit në Gjykatën e Posaçme.

Hajri po gjykohet në mungesë për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, shkruan A2 CNN.

Rexhepi, i cili gjykohet për të njëjtën ngjarje në një proces paralel, u paraqit në gjyq për të dhënë shpjegime si i bashkëpandehur në një procedim të lidhur.

I pyetur nga Gjykata, ai nuk dha pëlqim për të dhënë dëshmi. Për të dëshmuar nuk pranoi edhe Aldo Majnishta, i cili është gjithashtu në gjykim për rrëmbimin e zhdukjen e Prengës.

Seanca u shty për në 12 maj, kohë gjatë së cilës do të përsëriten thirrjet për familjarët e Jan Prengës, që ndodhen jashtë shtetit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos