Aksident i rëndë në aksin Korçë-Pogradec, BMW me 3 persona përplaset me barrierat

Nga Artin Halili
17 Dhjetor 2024, 20:12 | Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Korçë-Pogradec, BMW me 3

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Libonik.

Një mjet tip "BMW" ku po udhëtonin 3 persona, ka humbur kontrollin duke u përplasur me barrierat mbrojtëse e duke përfunduar me pas jashtë rrugës nacionale, shkruan A2.

Aksident i rëndë në aksin Korçë-Pogradec, BMW me 3

Nga aksidenti, personat që udhëtonin në këtë mjet kanë pësuar lëndime, por janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të aksidentit (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos