Aksident i rëndë në Elbasan, plagosen 3 oficerë policie

Nga A2 CNN
7 Maj 2025, 17:58 | Kronikë

Aksident i rëndë në Elbasan, plagosen 3 oficerë policie

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur këtë të mërkurë në aksin rrugor "Elbasan-Peqin".

Policia bën të ditur se automjeti me drejtues shtetasin A. S., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. M.(oficer policie).

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasi B. M., dhe 2 pasagjerë që udhëtonin me të (tre të dëmtuarit oficerë policie), dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon veprimet për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos