Ambulanca përplaset me kamionin në aksin Lushnje-Fier, 4 të lënduar

Nga Çaku Tafa
7 Maj 2025, 15:45 | Kronikë

Ambulanca përplaset me kamionin në aksin Lushnje-Fier, 4 të

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në mesditë, në aksin Fier- Lushnje, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Vajkanit”.

Një kamion është përplasur me një ambulancë, dhe si pasojë e përplasjes së fortë kanë mbetur të lënduar katër persona, dy prej të cilëve ndodheshin në ambulancë.

Të gjithë të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Fierit, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë, policia, ambulanca  dhe grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Ndërkohë është krijuar edhe radhë e gjatë automjetesh në autostradën Fier-Lushnje si pasojë e bllokimit të trafikut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos