Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Byppass-in e Fierit.
Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se një automjet tip “BMW” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë, mësohet se drejtuesi i mjetit ka marrë lëndime në trup, shkruan A2 CNN.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë policia dhe ambulanca e cila e ka transportuar të plagosurin drejt Spitalit të Traumës për mjekim më të specializuar.
Ndërkohë disa metra larg vendit të aksidentit është gjetur dhe një viktimë që dyshohet të ketë qënë pasagjer në automjetin në fjalë.
Njoftimi i Policisë:
Fier/Informacion paraprak
Në aksin rrugor "Pojan-Vlorë", shtetasi G. Ç., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga ka humbur jetën pasagjeri që ndodhej në automjet, ende i pa identifikuar.
Ndersa drejtuesi i automjetit, shtetasi G. Ç., u transportua në spitalin e Traumës për ndihmë të specializuar mjeksore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit. (A2 Televizion)