Aksident i rëndë në Fier, përplasen dy makina

Nga A2 CNN
29 Qershor 2024, 13:39 | Kronikë

Aksident i rëndë në Fier, përplasen dy makina

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier - Patos, në afërsi të fshatit Grizë. Në aksident janë përfshirë dy makina, njëra prej të cilave, si pasojë e goditjes së fortë, është përmbysur në rrugë. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se disa persona janë transportuar për në spitalin rajonal të Fierit.

Aksident i rëndë në Fier, përplasen dy makina

Në vendngjarje ka mbërritur policia për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti dhe normalizimin e trafikut, pasi janë krijuar radhë të gjata automjetesh.

Aksident i rëndë në Fier, përplasen dy makina

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos