
Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Fushë-Krujë, ku janë përfshirë tre automjete.
Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën një 19-vjeçar, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Në njoftimin e Policisë bëhet me dije se: "Rreth orës 21:15, në Fushë-Krujë, në vendin e quajtur “Kameras”, janë përplasur tre automjete, me drejtues shtetasit B. D., 35 vjeç, E. Sh., rreth 19 vjeç, dhe L. S., 38 vjeç. Si pasojë, shtetasit B. D. dhe E. Sh. janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasi L. Z., rreth 19 vjeç, pasagjer në njërin prej automjeteve, ka ndërruar jetë në spital".
Grupi hetimor po vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
(A2 Televizion)