“Të zbresim në fushë për tre pikë”, Maran dhe Gjimshiti motivojnë skuadrën: Luajmë për fitore

Nga Dea Kozma
25 Shtator 2026, 22:57 | Futboll

''Të zbresim në fushë për tre pikë!'', - Kështu është shprehur trajneri i kombëtares shqiptare Rolando Maran dhe kapiteni i skuadrës Berat Gjimshiti. Në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes, teksa vlerësoi maksimalisht kundërshtarin, Maran theksoi se objektivi kryesor është vetëm fitorja.

Bjellorusia ka treguar se është skuadër kompakte e fortë. Gjatë ndeshjes, sigurisht që ka momente dhe alternativa të ndryshme për të ndërhyrë. Ne kemi punuar për të qenë gati në shumë plane. Një ndeshje nuk fillon dhe mbaron asnjëherë njësoj dhe ne jemi të përgatitur për këtë

Pavarsishtë mungesave, Maran është i bindur se çdo kush që do të zbresi në fushë do të japi maksimumin.

“E vërtetë që disa nga lojtarët nuk kanë pasur mundësinë që të stërviten vazhdimisht. Nga mungesa, kemi provuar gjëra të reja dhe kam marrë disa përgjigje shumë të mira. Padyshim tani i njoh më shumë. Kam fatin që kisha, përveç grumbullimit të parë, edhe këto muaj për t’i parë direkt apo për ti parë me video.  Padyshim për mua është ndryshe tani, tani kam ide më të qartë, edhe pse i njihja më përpara. Por për diçka jam i bindur kushdo të zbres në fushë, do të shkojë për të bërë një ndeshje të mirë”.

Në krahë të trajnerit Maran ishte kapiteni Berat Gjimshiti, i cili i bëri një premtim tifozëve në prag të kësaj ndeshje

“I premtoj se do japim maksimumin dhe vendin e parë në grup dhe mudësinë për të shkuar për herën e 3-të në Kampionatin Europiane. Kjo është rruga jonë e duhur. Sigurisht që kemi presion në këtë grup. Besoj që se kam qenë një lojtar që kam parë gjithmonë për maksimumin. Edhe lojtarët e tjerë e kanë këtë mendim. Nuk kishim fat kundër Polonisë. Do të ishte arritje e madhe. Por do mundohemi të përmirësojmë këtë europian. Shqipëri -Bjellorusi do të luhet këtë të shtunë në orën 20:45 në stadiumin Arena Kombëtare”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos