Aksident i rëndë në Korçë, automjeti përplas karrocën me fëmijë

Nga Artin Halili
28 Korrik 2026, 16:44 | Kronikë

Aksident i rëndë në Korçë, automjeti përplas

Një aksident është regjistruar në lagjen 10 të qytetit të Korçës, në zonën e njohur si “Dritat e Verdha”, ku një automjet ka përplasur një karrocë në të cilën ndodhej një fëmijë 1 vjeç e gjysmë.

Sipas informacioneve paraprake, nëna po kalonte rrugën së bashku me fëmijën, kur automjeti ka goditur karrocën. Menjëherë pas ngjarjes, ka qenë vetë drejtuesi i mjetit ai që ka transportuar të miturin drejt Urgjencës së Spitalit të Korçës.

Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se fëmija ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohë, policia ka nisur procedurat me drejtuesin e automjetit, ndërsa pritet të zbardhen rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos