Plagosja e deputetit të PD, reagon Belind Këlliçi: Kjo është vrasje me dashje e mbetur në tentativë

Nga A2 CNN
29 Nëntor 2026, 15:07 | Politikë

Plagosja e deputetit të PD, reagon Belind Këlliçi: Kjo

Një vrasje me dashje të mbetur në tentativë e ka cilësuar nënkryetari i PD-së Belind Këlliçi plagosjen me plumb gome të deputetit demokrat Kliti Hoti.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Këlliçi shkruan se deputeti po interesohej për rrëmbimet arbitrare të protestuesve nga policia kur u gjuajt me plumb gome dhe u përplas në tokë.

“Kriminelët e Edi Ramës godasin me plumb gome deputetin e PD, Kliti Hoti. Kjo është vrasje me dashje e mbetur në tentativë. Deputeti po interesohej për rrëmbimet arbitrare të protestuesve nga policia kur u gjuajt me plumb gome dhe u përplas në tokë. Kjo dhunë kriminale e Edi Ramës po përsëritet e po rritet çdo ditë, teksa Prokuroria e Tiranës ende nuk ka marrë asnjë veprim", shprehet Këlliçi.

"Kryeministri më i korruptuar në Europë po shënjestron kundërshtarët dhe sot kishte objektiv dhune deputetin e PD. Edi Rama është urdhëruesi dhe s'ka polici e gardë që do ta shpëtojë nga dhënia e llogarisë para ligjit. Ai me banditët e tij shumë shpejt do shkojnë në vendin që meritojnë, në burg”, vijon ai, duke i bashkëngjitur postimit edhe një video nga vendngjarja.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos