Aksident i rëndë në Korçë, makina përplas për vdekje 14-vjeçaren

Nga A2 CNN
31 Tetor 2023, 11:22 | Kronikë

Aksident i rëndë në Korçë, makina përplas

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur rreth orës 11:00, në aksin rrugor "Korçë-Bilisht", pranë kryqëzimit të fshatit Zëmblak, Maliq.

Mësohet se makina tip "Opel" me targa greke ka përplasur një këmbësore, e cili ka ndërruar jetë në vend. Viktima është 14 vjeç.

Policia ka mbërritur në vendngjarje, ku ka shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. 

"Maliq/Informacion paraprak

Më datë 31.10.2023, rreth orës 11:00, në aksin rrugor "Korçë-Bilisht", pranë kryqëzimit të fshatit Zëmblak, Maliq, automjeti tip "Opel" me drejtues shtetasin I. K., ka përplasur një shtetase 14-vjeçare, këmbësore në rrugë, e cila për pasojë ka humbur jetën.

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit", njofton Policia. 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos