Aksident i rëndë në Lezhë-Shëngjin, makinat përplasen kokë më kokë, dy të plagosur

Nga A2 CNN
5 Maj 2024, 14:43 | Kronikë
Aksident i rëndë në Lezhë-Shëngjin, makinat
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes janë plagosur dy drejtuesit e tyre.

Këta të fundit janë dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për shkaqet dhe për zbardhjen e dinamikës së aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos