Një aksident me pasoja tragjike ka ndodhur pasditen e së mërkurës në kryeqytet. Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në afërsi të liqenit artificial ku automjeti me drejtues A. Sh. dyshohet se është përplasur me automjetin me drejtues Y. R.
Për pasojë, jetën në vendngjarje e ka humbur një nga drejtuesit e mjeteve, A. Sh, student në Akademinë e Sigurisë. Si pasojë e përplasjes, siç shihet edhe nga pamjet, një nga automjetet është përmbysur.
Rrethanat nuk dihen ende. (A2 Televizion)