Në episode të ndryshme nga efektivët e Komisariatit Nr.6 në kryeqytet janë arrestuar 3 persona të cilëve ju janë gjetur doza kokaine dhe kanabisi për shpërndarje, si dhe armë të ftohta.
Mësohet se dy prej personave të ndaluar nga policia kishin thyer edhe masën e sigurisë “arrest në shtëpi” që rëndonte mbi ta.
Këto goditje nga ana e policisë janë në vijim të punës për kapjen e personave që mbajnë armë, shpërndajnë lëndë narkotike, si dhe thyejnë masën e sigurisë të dhënë nga gjykata. (A2 Televizion)