Aksident me vdekje në aksin Delvinë-Kardhiq

Nga Jerola Ziaj
11 Maj 2024, 12:26 | Kronikë

Aksident me vdekje në aksin Delvinë-Kardhiq

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në aksin Delvinë-Kardhiq. Ka qenë një grup motoristësh që udhëtonte në zonë, kur në vendin e quajtur “Kthesa e Senicës”, një prej tyre ka dalë nga rruga.

Si pasojë e rënies së motorit, ka humbur jetën Astrit Lamaj, 53 vjeç. Pavarësisht mbërritjes së autoambulancës në vendin e ngjarjes, nuk është bërë dot e mundur shpëtimi i tij.

Aksident me vdekje në aksin Delvinë-Kardhiq

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos