
Një aksident rrugor me një të vdekur e dy të plagosur ka ndodhur në aksin Pogradec - Qafë Thanë, shkruan A2 CNN.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Pojskë, aty ku dy mjete janë përplasur ‘kokë më kokë’ duke sjellë një viktimë e dy të plagosur rëndë. A2 CNN bën të ditur se viktima është shtetasi Martin Kastrioti.
Mësohet se njëri nga mjetet ka kryer një manovër të gabuar çka e ka sjellë përplasjen e mjeteve që po qarkullonin në drejtime të kundërta në aksin nacional.
Goditja ka qenë aq e fortë sa mjeti tip "Volkswagen" ku udhëtonte viktima është shkatërruar pothuajse plotësisht, shkruan A2 CNN.
Edhe për ekspertët shpejtësia tej normave të lejuara, manovra e gabuar dhe lagështia në rrugë kane qene arsyet e aksidentit të rëndë.
Në vendngjajre është edhe zjarrfikjsja të cilët po punojnë në nxjerrjen e trupit nga mjeti, pasi ka dëmtime të shumta si pasojë e përplasjes.
Njoftimi i Policisë:
Pogradec/ Informacion paraprak
Rreth orës 08:30, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, ne afërsi të fshatit Pojskë, automjeti tip “Volswagen” me drejtues shtetasin M. K., është përplasur me automjetin tip “Peugeot” me drejtues shtetasin V. P.
Si pasojë e përplasjes ka ndëruar jetë shtetasi M. K., dhe kanë ngelur të dëmtuar shtetasi V. P., dhe bashkëshortja e tij pasagjer në automjet.
Grupi hetimor ndodhet në venngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit. (A2 Televizion)