Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme në Karbunarë të Lushnjes.
Mësohet se një motor është përplasur me një biçikletë. Për pasojë, drejtuesi i motoçikletës ndodhet në gjendje të rëndë në spital ndërsa drejtuesi i biçikletës ka ndërruar jetë në vend.
NJOFTIMI I POLICISË
"Rreth orës 12:15, në aksin rrugor "Karbunarë-Lushnjë", motomjeti me drejtues shtetasin J. L. 61 vjeç, është përplasur me një biçikletë me drejtues shtetasin F. Xh., rreth 50 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën. Drejtuesi i motomjetit ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit." (A2 Televizion)