Të shtëna me armë zjarri në Durrës, plagoset një person

Nga Elitjona Doko
18 Korrik 2024, 20:25 | Kronikë

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri pasditen e së enjtes në qytetin e Durrësit. Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19.30, në një lokal në lagjen nr. 17, ku dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit, Adil Hizdri 31 vjeç ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin Fadil Hunda rreth 70 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

“Plagosi me armë një 70-vjeçar, dyshohet pas një konflikti të çastit në një lokal në lagjen nr. 17, falë  reagimit në kohë të Policisë, kapet në tentativë për t'u larguar dhe shoqërohet në Polici autori i dyshuar.

Policia gjeti në brendësi të lokalit  ku ndodhi ngjarja dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë.

Rreth orës 19.30, në një lokal në lagjen nr. 17, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit , shtetasi A. H., 31 vjeç, banues në lagjen nr. 17 Durrës, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin F. H, rreth 70 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve Operacionale dhe Shqiponja kapet në tentativë për t'u larguar dhe shoqërohet në Polici, për veprime të mëtejshme autori i dyshuar i plagosjes.

Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë shoqëruar dhe një shtetas tjetër, konkretisht shtetasin  A.T, 56 vjeç, që ishte bashkë me autorin e dyshuar të ngjarjes në  momentin kur ka ndodhur ngjarja

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje”, njofton policia.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos