Policia ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë ku një i moshuar, i identifikuar si Fadil Hunda, ka mbetur i plagosur me armë zjarri, pistoletë, pasditen e së enjtes në një lokal në Durrës.
Sipas policisë, autor i ngjarjes dyshohet të jetë shtetasi Adil Hizdri 31 vjeç, i cili është vënë në pranga pas ngjarje.
Nga të dhënat e deritanishme, dyshohet që ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit, ndërsa në brendësi të lokalit është gjetur edhe arma me të cilën është kryer krimi.
“Policia gjeti në brendësi të lokalit ku ndodhi ngjarja dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë.
Rreth orës 19.30, në një lokal në lagjen nr. 17, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit , shtetasi A. H., 31 vjeç, banues në lagjen nr. 17 Durrës, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin F. H, rreth 70 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve Operacionale dhe Shqiponja kapet në tentativë për t'u larguar dhe shoqërohet në Polici, për veprime të mëtejshme autori i dyshuar i plagosjes.
Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë shoqëruar dhe një shtetas tjetër, konkretisht shtetasin A.T, 56 vjeç, që ishte bashkë me autorin e dyshuar të ngjarjes në momentin kur ka ndodhur ngjarja
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje”, njofton policia. (A2 Televizion)