Qëlloi me kallashnikov nga ballkoni, 71-vjeçari lihet në arrest shtëpiak

Nga Artin Halili
19 Korrik 2024, 10:30 | Kronikë

Qëlloi me kallashnikov nga ballkoni, 71-vjeçari lihet në arrest

Para togave të zeza ka dalë sot 71-vjeçari korçar Edmond Naska, i cili ditë më parë qëlloi me breshëri kallashnikovi nga ballkoni i banesës së tij. Mësohet se ishte Prokuroria e Korçës që kërkoi masën e “arrestit në shtëpi” për 71-vjeçarin Edmond Naska, i cili terrorizoi banorët në lagjen nr.16 të qytetit.

Gjykata mësohet të ketë pranuar këtë kërkesë të prokurorisë duke vendosur që 71-vjeçari të qëndrojë në arrest shtëpie.

Kjo masë u kërkua për shkak të moshës së të moshuarit dhe faktit se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Ngjarja u regjistrua 3 ditë më parë, ndërsa u desh ndërhyrja e RENEA-s për të nxjerrë të moshuarin nga banesa pasi ai nuk pranonte dorëzohej dhe pas 3 orësh bisedime, u bë ndalimi dhe nxjerrja e tij nga banesa.

Ndërsa mbeten të paqarta ende arsyet se përse ai ndërmori këtë veprim.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos