Aksident me vdekje në Kavajë, makina përplas mjetin e parkuar

Nga A2 CNN
5 Dhjetor 2024, 20:47 | Kronikë

Aksident me vdekje në Kavajë, makina përplas mjetin e parkuar

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në aksin rrugor Gosë-Vilë Bashtovë.

Sipas të dhënave të policisë, makina tip Ford e drejtuar nga K.O. përplasi një mjet Peugeot të ndaluar në rrugë, për shkak të një defekti teknik por pa ndezur sinjalet dhe pa vënë sinjalistiken.

Për pasojë mjeti Peugeot doli nga rruga dhe përplasi dhe drejtuesin e saj, shtetasin B.F. i cili  për pasojë ka humbur jetën rrugës për në spitalin rajonal.

Drejtuesi i automjetit tip Ford shtetasi K. O, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme proceduriale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos