Makina përfundon në kanal, 25-vjeçarja dërgohet me urgjencë në spitalin e Lushnjës

Nga Çaku Tafa
5 Dhjetor 2024, 19:44 | Kronikë

Makina përfundon në kanal, 25-vjeçarja dërgohet me

Një mjet tip “Hyunday Tuckson” ka përfunduar në kanalin në anë të rrugës automobilistike Lushnje-Berat ne afërsi të fshatit Çiflik.

Mjeti ka dalë nga rruga dhe për pasojë drejtuesja e tij një 25-vjeçare është dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, shkruan A2 CNN.

Policia në vendngjarje po dokumenton aksidentin dhe disiplinon trafikun. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se drejtuesja e mjetit ka humbur kontrollin si pasojë e shpejtësisë dhe lagështisë në rrugë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos