Një aksident me pasojë vdekjen e një 65-vjeçari ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kurbin.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se 65-vjeçari ka humbur kontrollin e mjetit e për pasojë ka dalë nga rruga.
Ai nuk ka mundur t’u shpëtojë plagëve të marra, duke humbur kështu edhe jetën pak më vonë në spital, shkruan A2 CNN.
Njoftimi i Policisë:
Kurbin/Informacion paraprak
Rreth orës 07:30, në fshatin Shullaz, shtetasi N. J., rreth 65 vjeç, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë e plagëve të marra, shtetasi N. J., ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit. (A2 Televizion)