Makina përplas çiklistin, ndërron jetë 40-vjeçari

Nga Elitjona Doko
24 Dhjetor 2024, 18:43 | Kronikë

Makina përplas çiklistin, ndërron jetë 40-vjeçari

Një person është aksidentuar ndërsa udhëtonte me biçikletë në rrugën që lidh Universitetin me Spitallën.

Si pasojë e goditjes, i aksidentuari ka humbur jetën, ndërsa nga të dhënat e deritanishme viktima ende nuk është identifikuar dhe mendohet se është i moshës rreth 40 vjeç.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka sekuestruar kamerat që janë përgjatë rrugës me shpresë për të identifikuar autorin për të identifikuar drejtuesin e mjetit i cili është larguar nga vendngjarja pas përplasjes.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 17:30, në lagjen 15 Durrës, një automjet ende i pa identifikuar, ka përplasur biçiklistin shtetasin P. N., 40 vjeç.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi P. N.

Drejtuesi i automjetit është larguar nga vëndi i ngjarjes dhe vijon puna për kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos