Aksident me vdekje në Lezhë

Nga A2 CNN
3 Janar 2025, 09:56 | Kronikë

Rrugët e Shqipërisë janë përgjakur sërish në këtë fillim viti, teksa një aksident me vdekje është shënuar mëngjesin e sotëm në Lezhë.

Një furgon pasagjerësh ka përplasur për vdekje drejtuesin e një motori, pranë mbikalimit në Ishull-Lezhë.

“Automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin me iniciale M. M., u përplas me një motomjet. Përplasja rezultoi fatale për drejtuesin e motorit, 56-vjeçarin P.N.”, bën me dije policia.

Mësohet se Pavlin Ndoj për shkak të plagëve të rënda që ka marrë ka ndërruar jetë në spital.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat dhe autoritetet kanë nisur hetimin për zbardhjen shkaqeve të aksidentit tragjik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos