Të shtëna me armë në lagjen Rus në Shkodër

Nga Senad Nikshiqi
2 Janar 2025, 20:44 | Kronikë
Të shtëna me armë në lagjen Rus në Shkodër

Të shtëna me armë në lagjen Rus në Shkodër, raporton A2 CNN. Policia është në vendngjarje. Sipas informacioneve paraprake nuk ka të lënduar.

Mësohet se është qëlluar me pistoletë në drejtim të një automjeti të parkuar në lagjen Rus. Automjeti është në pronësi të shtetasit Elvis Hoxha. Automjeti ka marrë 4 plumba pistolete.

Shtetasi Elvis Hoxha, automjeti i të cilit është qëlluar me plumba, ndodhet në burg për veprën penale "dhunë në familje". Prej asaj kohe, automjeti i tij ndodhej i parkuar në sheshin "Rus" në Shkodër. Autori dyshohet se ka qenë me një motor dhe, pasi ka qëlluar, është larguar në drejtim të paditur. Policia po punon për identifikimin, gjetjen dhe kapjen e tij.

Vijon...

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos