Vrau fqinjin e tij 82-vjeçar, dalin pamjet e autorit duke u larguar nga pallati pasi kishte kryer krimin

Nga Elitjona Doko
2 Janar 2025, 19:38 | Kronikë

Fation Janina, autori i dyshuar i vrasjes së fqinjit të tij 82-vjeçar, Paulin Gina në lagjen Nr. 16 të qytetit të Durrësit, me një qetësi të frikshme shihet teksa del nga pallati pak pasi ka kryer aktin makabër.

Policia e Durrësit ka siguruar edhe video nga kamerat e sigurisë në rrugë, të cilat e kanë fiksuar 39-vjeçarin duke dalë nga pallati, pasi kishte kryer vrasjen.

Sipas policisë, Fation Janina, pasi ka kryer krimin, e ka mbyllur viktimën në banesë.

Gjatë kontrollit në banesën e autorit të dyshuar, Policia e Durrësit gjeti dhe sekuestroi  2 thika, 1 çekiç dhe veshjet, që dyshohet se ka patur autori gjatë kryerjes së krimit.

Mjeti prerës, çekiçi dhe veshjet me njolla gjaku janë dërguar në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos