Aksident me vdekje në Orikum, zbulohet dinamika

Nga A2 CNN
25 Shtator 2024, 22:04 | Kronikë

Aksident me vdekje në Orikum, zbulohet dinamika

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës pranë urës së Orikumit në Vlorë.

Sipas të dhënave paraprake, makina tip Lexus e drejtuar nga K. C., 32 vjeç ka përplasur një person që udhëtonte me biçikletë, i cili si pasojë e dëmtimeve ka ndërruar jetë në spitalin rajonal.

Shkak për aksidentin mendohet të ketë qenë shpejtësia e lartë dhe errësira në rrugë, teksa policia vijon hetimet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos