Aksident me vdekje në Pogradec- Qafë Thanë, makinat përplasen kokë më kokë

Nga A2 CNN
29 Prill 2024, 07:02 | Kronikë

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti, në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne. Dy makina janë përplasur rreth orës 04:50 në aksin rrugor Pogradec- Qafë Thanë, pranë fshatit Memëlisht.

Dy drejtuesit e mjeteve janë dëmtuar dhe ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa viktima është 80-vjeçari Fillim Zeka, pasagjer. 

Shkaku paraprak i aksidentit dyshohet se ka qenë kalimi në korsinë tjetër të rrugës, duke mos mbajtur krahun e duhur të lëvizjes, nga ana e drejtuesit të njërit prej makinave.

NJOFTIMI I PLOTE

Më datë 29.04.2024, rreth orës 04:50, në aksin rrugor "Pogradec-Qafë Thanë", pranë fshatit Memëlisht, automjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin D. Y., 46 vjeç, është përplasur me automjetin tip "Citroen" me drejtues shtetasin Y. M., 58 vjeç.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tip "Citroen" 58-vjeçari Y. M., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe shtetasi F. Z., 80 vjeç, banues në fshatin Çetë, Devoll, pasagjer në këtë automjet, i cili për pasojë ndërroi jetë.

Shkaku paraprak i aksidentit dyshohet se ka qenë kalimi në korsinë tjetër të rrugës, duke mos mbajtur krahun e duhur të lëvizjes, nga ana e drejtuesit të automjetit tip "Benz" shtetasit D. Y.

Me drejtuesit e automjeteve po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos