Me armë në makinë, arrestohet 30-vjeçari në Mallakastër

Nga A2 CNN
28 Prill 2024, 12:07 | Kronikë


Një 30-vjeçar në Mallakastër ka rënë në prangat e policisë pasi qarkullonte me një armë zjarri në automjetin e tij.

Policia sekuestroi armën e zjarrit të llojit pistoletë, me krehër dhe municion luftarak.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 30 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit shërbimet e Policisë i gjetën atij dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, me krehër me municion luftarak.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos