Lëndë shpërthyese në banesën e gjyqtarit në Shkodër, reagon Këshilli i Lartë Gjyqësor

Nga A2 CNN
28 Prill 2024, 12:11 | Kronikë

Lëndë shpërthyese në banesën e gjyqtarit në

Këshilli i Lartë Gjyqësor dënon sulmin e ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në banesën e gjyqtarit Tonin Sterkaj, në Shkodër. Në një rëagim, KLGJ kërkon nga organi i akuzës që të bëhet hetimi dhe zbardhja e ngjarjes për të nxjerrë përpara përgjegjësisë, autorët. 

REAGIMI

"Duke marrë shkas nga informacionet e përcjella nga media e shkruar dhe vizive si edhe bazuar në informacionin paraprak të Policisë, ditën e sotme lidhur me ngjarjen e ndodhur në banesën e magjistratit z. Tonin Sterkaj, me funksion gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, Këshilli i Lartë Gjyqësor përcjell shqetësimin për këto akte që cenojnë rëndë sigurinë e gjyqtarit dhe përbëjnë kërcënim serioz për gjithë shoqërinë shqiptare.

Këshilli i Lartë Gjyqësor dënon aktin kriminal dhe i kërkon organit të akuzës hetimin, zbardhjen e ngjarjes dhe të nxjerrë para përgjegjësisë ligjore personat e përfshirë.

Këshilli i Lartë Gjyqësor i shpreh mbështetjen të gjithë gjyqtarëve të sistemit gjyqësor për të garantuar sigurinë e tyre, në mënyrë që të ushtrojnë detyrën pa frikën e kërcënimeve, pasi respektimi i funksionit dhe dinjitetit të tyre, është parakusht për një proces të rregullt ligjor, për një sistem drejtësie efektiv dhe efikas, por edhe për funksionimin normal të shtetit të së drejtës."

Kujtojmë se rreth orës 03.00 të mëngjesit një shpërthim ka ndodhur në lagjen "Tom Kola". Gjyqtarit Sterkaj i ishte vendosur lënda plasëse tek porta e oborrit të banesës.

Si pasojë e shpërthimit pati vetëm dëme materiale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos