
Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësoreje ka ndodhur në rrugën nacionale Çermë-Divjakë. Sipas informacioneve paraprake, një motoçikletë ka përplasur një grua teksa ajo po kalonte rrugën nga njëra anë në tjetrën.
Si pasojë e përplasjes, shtetasja me inicialet I.K., rreth 71 vjeç, ka humbur jetën në vendngjarje. Ndërkohë, policia ka shoqëruar dhe ndaluar drejtuesin e motoçikletës, shtetasin Leandro Xhillari, 22 vjeç.
Grupi hetimor dhe policia po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)