Velipojë, pësuan avari në mjetin lundrues në det, Policia Kufitare shpëton 3 persona

Nga A2 CNN
21 Qershor 2026, 22:27 | Kronikë

Velipojë, pësuan avari në mjetin lundrues në det, Policia

Policia Kufitare u ka ardhur në ndihmë 3 shtetasve të cilët pësuan avari me mjetin lundrues në det dhe rrezikuan mbytjen. 

Ngjarja ka ndodhur në Velipojë, shkruan A2.

Pas mbërritjes në vendngjarje, u konstatua se mjeti lundrues drejtohej nga shtetasi I. H., i cili nuk mund të vijonte lundrimin për shkak të një defekti teknik. Në bord ndodheshin edhe dy shtetas të tjerë.

Për garantimin e sigurisë së personave që ndodheshin në mjet dhe për të shmangur çdo rrezik të mundshëm, shërbimet e Policisë Kufitare kryen rimorkimin e mjetit lundrues deri në breg.

Të tre shtetasit u asistuan nga efektivët e Policisë Kufitare dhe u transportuan në mënyrë të sigurt në tokë, pa probleme shëndetësore apo dëmtime fizike.

Pas përfundimit të operacionit të ndihmës, mjeti lundrues u nxor në breg. Nga verifikimet e kryera rezultoi se dokumentacioni i mjetit lundrues ishte i rregullt.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos