Policia ka arrestuar drejtuesin e automjetit që aksidentoi një ditë më parë një motomjet në aksin Himarë-Borsh. Në motomjetin e drejtuar nga një shtetas austriak humbi jetën pasagjerja 63-vjeçare. Ndërkohë sot Policia ka vënë në pranga 52-vjeçarin nga Qeparoja.
“Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera për aksidentin rrugor të ndodhur ditën e djeshme në aksin “Himarë-Borsh”, arrestuan për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", drejtuesin e automjetit tip “Toyota”, shtetasin D. K., 52 vjeç, banues në Qeparo, pasi dyshohet se ka aksidentuar motomjetin me drejtues shtetasin F. P., 64 vjeç, dhe pasagjere shtetasen R. P., 63 vjeçe, të dy banues në Austri. Si pasojë e aksidentit humbi jetën shtetasja R. P., ndërsa shtetasi F. P. ndodhet në Spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve”, njofton Policia.
(A2 Televizion)