Aksident me 4 të plagosur në Gramsh

Nga Belinda Ruçaj
24 Gusht 2024, 22:38 | Kronikë

Aksident me 4 të plagosur në Gramsh

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Bulçar të Gramshit.

Si pasojë e përplasjes së një mjeti, 4 persona kanë mbetur të plagosur.

Ata janë transportuar për në spitalin e Gramshit ku kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Gjendja e njërit prej të plagosurve është e rëndë dhe pritet të transportohet me helikopter për në Tiranë.

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia e cila po kryen veprimet përkatëse. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos