Dy mjete që po udhëtonin në drejtime të ndryshme, njëri nga maja e Qafë Thanës në drejtim të doganës e anasjelltas janë përplasur kokë me koke me njeri tjetrin.
E gjithë kjo mësohet të ketë ardhur për shkak të një manovre të gabuar të njërit prej drejtuesve të mjeteve.
Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në një prej kthesave të këtij segmenti, vend që herë pas here është bërë burim aksidenti, sidomos në ditët e fundit atëherë kur edhe ngarkesa e mjeteve që përdorin këtë aks rrugor është e madhe.
Nga informacionet e para bëhet me dije se udhëtarët në mjetin tip "Volkswagen" janë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut të cilin kishin ardhur për pushime në vendin tonë
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e këtij aksidenti me 5 te plagosur, të cilët janë transportuar drejt spitalit të Pogradecit për mjekim.
Burime pranë këtij spitali bëjnë me dije se gjendja e tyre është e stabilizuar jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)