Policia e Tiranës është vënë në kërkim të dy personave, ende të paidentifikuar, të cilët kanë grabitur një pikë karburanti, shkruan A2 CNN.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:55, në një karburant në Mëzes.
Sipas autoriteteve, këta dy persona, ende të paidentifikuar, i kanë vjedhur një shumë parash rojës së karburantit, dhe më pas janë larguar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të dyshuar. (A2 Televizion)