Një grua është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka dhunuar nënën e saj, shkruan A2 CNN.
Policia njoftoi se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasen V. Z., 61 vjeçe, banuese në Tiranë.
Sipas autoriteteve, gruaja ka shtruar dhunë ndaj nënës së saj.
Materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)