Aksident me pasojë një të vdekur në aksin Lezhë-Fushë Krujë

Nga A2 CNN
3 Mars 2025, 14:05 | Kronikë

Aksident me pasojë një të vdekur në aksin

Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur pak pas mesditës së të hënës në autostradën “Lezhë-Fushë Krujë”.

Policia bën të ditur se një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur këmbësorin, shtetasin R. T., 77 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

“Rreth orës 12:30, në autostradën “Lezhë-Fushë Krujë”, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur këmbësorin, shtetasin R. T., 77 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë dhe grupi i posaçëm hetimor, po punojnë në vendngjarje, për të identifikuar drejtuesin e automjetit që ka përplasur shtetasin R. T., si dhe për të sqaruar rrethanat e aksidentit”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos