Aksident me pasojë një të vdekur në Elbasan

Nga A2 CNN
21 Janar 2026, 14:38 | Kronikë

Aksident me pasojë një të vdekur në Elbasan

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në fshatin Rrenas, në bashkinë Belsh. Sipas informacioneve paraprake nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, shtetasi K. I., 20 vjeç, dyshohet se ka aksidentuar me automjetin që drejtonte një këmbësore.

Si pasojë e përplasjes, shtetasja Rr. T., 73 vjeçe, është transportuar me urgjencë drejt spitalit, por për shkak të plagëve të rënda ka ndërruar jetë gjatë trajtimit mjekësor, shkruan A2 CNN.

Policia bën me dije se ndaj drejtuesit të automjetit po kryhen veprimet e nevojshme procedurale, ndërsa ai ndodhet në dispozicion të organeve hetimore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos