Vrasja e Santiago Malkos, GJKKO dënon me 30 vite burg Leonard Dukën

Nga Armand Bajrami
21 Janar 2026, 12:57 | Kronikë

Vrasja e Santiago Malkos, GJKKO dënon me 30 vite burg Leonard Dukën

GJKKO ka dënuar me 30 vite burg Leonard Dukën për vrasjen e Santiago Malkos. Po për këtë ngjarje është dënuar Fatmir Hyseni (Doqja) me 25 vite burg dhe Aleksander Maxhaku me 25 vite burg, po ashtu me 25 vite janë dënuar edhe Oltian Logaj dhe Dritan Agaj.

Ndërkohë, vëllai i Leonard Dukes, Erlis Duka është shpallur i pafajshëm.

Më herët, për vrasjen e Malkos janë dënuar në një proces të ndarë edhe Blendi Teta me 25 vite burg dhe Ilir Selmani me 28 vite burg.

Në pëditësim... (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos