Aksident në aksin Thumanë-Milot, ndërron jetë 59-vjeçari, shoqërohet në komisariat drejtuesi i kamionit

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2026, 16:44 | Kronikë

Aksident në aksin Thumanë-Milot, ndërron jetë

Një 59-vjeçar që po drejtonte një ciklomotor është përplasur nga një kamion, duke humbur për pasojë jetën. Ndërkaq drejtuesi i kamionit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë

Rreth orës 15:00, në aksin rrugor “Thumanë–Milot”, kamioni me drejtues shtetasin B. D., 35 vjeç, është përplasur me ciklomotorin me drejtues shtetasin L. B., rreth 59 vjeç, i cili si pasojë, ka humbur jetën.

Shtetasi B. D. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Ndërkaq, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftim.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos