Aksident në autostradën Vlorë-Fier, makina del nga rruga përfundon në kanal

Nga A2 CNN
1 Tetor 2024, 20:33 | Kronikë

Aksident në autostradën Vlorë-Fier, makina del nga rruga

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Vlorë-Fier. Siç raporton gazetarja e A2 CNN Jerola Ziaj, aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:15, kur drejtuesja e një mjeti ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në kanal. Ajo është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Aksident në autostradën Vlorë-Fier, makina del nga rruga

“Rreth orës 19:15, shtetasja Lejdi Dajana Xhaferaj, duke drejtuar automjetin e markës Peugeot me targë AB029HX në aksin rrugor 100 Vjetori, ka humbur kontrollin e automjetit dhe si pasojë ka dalë nga rruga, duke përfunduar në kanal. Drejtuesja po shkon në spital për kontroll; nuk ka rrezik për jetën”, raporton gazetarja e A2.

Aksident në autostradën Vlorë-Fier, makina del nga rruga

Në vendngjarje kanë shkuar dy zjarrfikëse dhe një autoambulancë. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë të plagosurën nga automjeti.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos