Aksident në Bypass-in e Fierit, drejtuesi i mjetit transportohet në spital

Nga Çaku Tafa
20 Qershor 2026, 19:21 | Kronikë

Aksident në Bypass-in e Fierit, drejtuesi i mjetit transportohet në

Një aksident rrugor ka ndodhur në Bypass-in e Fierit, në aksin Levan-Mbrostar, pranë vendit të quajtur Spitali Memorial.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i një automjeti tip Volkswagen me targa AB623YI ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me bordurat e karrexhatës.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit ka pësuar lëndime dhe është transportuar me ambulancë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat që çuan në aksident. Gjendja shëndetësore e të lënduarit nuk bëhet ende e ditur.

Aksident në Bypass-in e Fierit, drejtuesi i mjetit transportohet në (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos